Mendi Qyra zhvillon takim me Shoqatën e Pensionistëve: “Bisedat e sinqerta janë urë mes nesh”

Advertisement

Kryetari i Komunës së Strugës, Mendi Qyra, ka zhvilluar një takim me anëtarë të Shoqatës së Pensionistëve, me të cilët ka bashkëbiseduar për çështje të ndryshme dhe ka ndarë një drekë të përbashkët.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Qyra e ka cilësuar takimin si një mundësi për të kaluar kohë me pensionistët dhe për të dëgjuar përvojat dhe kujtimet e tyre.

Ai ka vlerësuar kontributin e pensionistëve në shoqëri, duke theksuar rëndësinë e respektit dhe komunikimit me këtë kategori të qytetarëve.

“Takime të tilla na kujtojnë se miqësia, respekti dhe bisedat e sinqerta janë gjithmonë një urë e bukur mes nesh”, ka shkruar Qyra.

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit