Kusari-Lila kërkon konsensus të gjerë për hapat pas aktgjykimit dënues ndaj krerëve të UÇK-së

Advertisement

Ministrja e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit, Mimoza Kusari-Lila, ka kërkuar një konsensus të gjerë shoqëror dhe politik për hapat e ardhshëm pas dënimit të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës nga Gjykata Speciale.

Sipas Kusari-Lilës veprimet e ardhshme në këtë drejtim duhet të planifikohen me kujdes, veçanërisht nga aspekti ligjor.

Sipas saj, synimi duhet të jetë rritja e mundësive për lirimin e plotë të Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit.

“Duhet të ketë një konsensus të gjerë shoqëror mbi hapat e radhës. Duhet të jenë edhe të menduar mirë në aspektin ligjor, por gjithashtu edhe në rritjen e probabilitetit të lirimit të plotë të katër krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës që po mbahen në Hagë”, ka deklaruar Kusari-Lila.

Ajo ka bërë thirrje që në këtë proces të përfshihen të gjitha nivelet politike dhe institucionale, përfshirë partitë opozitare, Qeverinë dhe Kuvendin e Kosovës.

“Përpjekja e përbashkët duhet të ketë angazhim të plotë të të gjitha niveleve, edhe natyrisht në aspektin politik, edhe të partive të deritanishme opozitare, e gjithashtu edhe e qeverisë e Kuvendit me shumicën”, ka thënë ajo.

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit