Mot të ndryshueshëm me vranësira dhe me periudha me diell, të freskët dhe me erë, paralajmëron për sot Drejtoria për punë hidrometeorologjike. Në rajonet perëndimore malore do të ketë kushte për dukuri të reshjeve të dobëta lokale të shiut. Do të fryjë erë e matur deri e përforcuar, ndërsa vende-vende përgjatë Vardarit kohë pas kohe e përforcuar veriore me shpejtësi deri 60 km/h.
Temperatura minimale do të jetë në interval prej 8 deri 17, ndërsa maksimalja do të arrijë prej 16 deri 25 gradë.
Në Shkup, moti do të jetë i ndryshueshëm, me vranësira dhe me periudha me diell, i freskët dhe me erë. Do të fryjë erë e matur deri e përforcuar nga drejtimi verior. Temperatura minimale do të zbresë deri 12, ndërsa maksimalja do të arrijë deri 22 gradë.
Deri në fund të javës do të përqendrohet moti i ndryshueshëm dhe i freskët me temperatura të ulëta të mëngjesit. Të premten pasdite, gjatë natës dhe të shtunën sërish priten reshje të shiut, lokalisht më të rrëmbyeshme.






