Qendra për Menaxhimin e Krizave (QMK) njofton se deri në orën 18:00 janë evidentuar gjithsej 19 zjarre në hapësira të hapura në territorin e Maqedonisë së Veriut.
Nga numri i përgjithshëm, 10 zjarre mbeten aktive, një është vënë nën kontroll, ndërsa tetë janë shuar plotësisht.
Forcat në terren kanë arritur të stabilizojnë edhe një zjarr më të madh në zonën ndërmjet komunave Makedonski Brod dhe Sopishte.
QMK-ja u bën thirrje qytetarëve të tregojnë kujdes, të respektojnë ndalimin e lëvizjes në pyje dhe të mos ndezin zjarre në ambiente të hapura.






