Pammer: Maqedonia e Veriut bëri punë të shkëlqyer me Planin e Rritjes

Advertisement

Më 27 shtator në Vjenë do të mbahet konferenca ministrore mes vendeve të Ballkanit Perëndimor dhe Austrisë, Çekisë e Sllovakisë, ku do të diskutohet për përparimin drejt Bashkimit Evropian.

Ambasadori austriak në Maqedoninë e Veriut, Martin Pammer, tha se ekziston interes i shtuar për procesin e zgjerimit dhe theksoi rëndësinë e vazhdimit të reformave.

Pammer deklaroi se Maqedonia e Veriut ka bërë përparim në kuadër të Planit të Rritjes dhe se vendit do t’i ndahen 140 milionë euro për aktivitetet e mëtejshme reformuese.

Në takim u theksua edhe mbështetja e Austrisë, Çekisë dhe Sllovakisë për integrimin evropian të Ballkanit Perëndimor, ndërsa u përmendën edhe projekte konkrete në Maqedoninë e Veriut, përfshirë zhvillimin e turizmit malor dhe ndërtimin e shtigjeve në Vodno, Sharri dhe Pelister.

Zëvendësambasadorja çeke Andrea Štajner Votavova tha se mbështetja për integrimin evropian të rajonit mbetet një nga prioritetet kryesore të formatit “Sllavkov 3”.

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit