Pas shfaqjes së minjve, Qendra e Shkupit nis deratizim të jashtëzakonshëm

Advertisement

Komuna Qendër në Shkup sot dhe nesër po zhvillon një aksion të jashtëzakonshëm për deratizimin e disa lokacioneve në territorin e komunës, pas rritjes së numrit të brejtësve.

Aksioni përfshin lagjet Bunjakovec, Kapishtec dhe Gradski Zid, ku është vërejtur prani më e madhe e brejtësve dhe janë pranuar edhe raportime nga qytetarët.

Kryetari i Komunës Qendër, Goran Gerasimovski, tha se situata në terren do të vazhdojë të monitorohet. Ai theksoi se kjo është ndërhyrja e dytë e jashtëzakonshme për deratizim gjatë dy muajve të fundit.

Sipas tij, për zgjidhjen e problemit nevojiten edhe masa të tjera, përfshirë mirëmbajtjen dhe zbrazjen e rregullt të kontejnerëve, si dhe mirëmbajtjen e infrastrukturës së kanalizimit.

Gerasimovski u bëri thirrje qytetarëve që të raportojnë rastet e shfaqjes së brejtësve, në mënyrë që institucionet të mund të reagojnë në kohë.

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit