Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka bërë të ditur se gjatë një takimi në SHBA me bashkatdhetarë, investitorë dhe përfaqësues amerikanë është diskutuar për mundësitë e investimeve amerikane në Kosovë.
Kurti tha se në takim është diskutuar edhe roli i mërgatës në lehtësimin e investimeve dhe krijimin e lidhjeve mes investitorëve amerikanë dhe Kosovës.
Ai theksoi se Kosova synon të jetë një partnere ku investitorët amerikanë mund të gjejnë mbështetje për aktivitetet e tyre.
Kurti vlerësoi gjithashtu kontributin e mërgatës në SHBA dhe në vende të tjera, duke thënë se bashkatdhetarët kanë mundësi që përmes investimeve në Kosovë të zhvillojnë aktivitet ekonomik dhe të përfitojnë.






