Ahmeti për Grubin: “Është i pafajshëm dhe do të shpallet i pafajshëm”

Advertisement

Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti, në një intervistë për A2 CNN, ka deklaruar se ish-zëvendëskryeministri Artan Grubi është i pafajshëm dhe se pret që procesi gjyqësor ndaj tij të përfundojë me shpalljen e pafajësisë.

“Artan Grubi është i pafajshëm dhe do të shpallet i pafajshëm, sepse nuk ka shkelur ligjet e vendit”, deklaroi Ahmeti.

Grubi është i përfshirë në procedurë gjyqësore lidhur me rastin e Lotarisë Shtetërore. Më 7 shtator, ai është deklaruar i pafajshëm para gjykatës.

Me deklaratën e tij, Ahmeti shprehu bindjen se Grubi nuk do të shpallet fajtor në përfundim të procesit gjyqësor.

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit