Kryetari i Komunës së Haraçinës, Daut Beqiri, ka reaguar pas vendimit të sotëm të Gjykatës Speciale në Hagë ndaj katër krerëve të UÇK-së.
Beqiri e ka cilësuar vendimin si të papranueshëm, duke shprehur njëkohësisht respekt për UÇK-në dhe luftëtarët e lirisë.
“Vendimi i sotëm në Hagë është i papranueshëm. Respekt për UÇK-në dhe luftëtarët e lirisë!”, ka shkruar Beqiri. 🇦🇱🇽🇰






