Durmishi nga SHBA: Vlerësimi amerikan hap rrugë për investime të reja në Maqedoninë e Veriut

Advertisement

Ministri i Ekonomisë dhe Punës, Besar Durmishi, e ka cilësuar si sinjal pozitiv për ekonominë e vendit vlerësimin e Departamentit Amerikan të Shtetit se projektet infrastrukturore dhe energjetike në Maqedoninë e Veriut krijojnë mundësi të reja për kompanitë amerikane. Durmishi tha se gjatë dëshmisë para Kongresit amerikan, zëvendësndihmës sekretari i Shtetit, Daniel Lawton, veçoi pozitën strategjike të Maqedonisë së Veriut dhe rëndësinë e projekteve që forcojnë lidhjen rajonale. “Ky vlerësim na gëzon, por njëkohësisht na obligon të punojmë edhe më shumë”, deklaroi Durmishi. Sipas tij, synimi është krijimi i kushteve për tërheqjen e investimeve amerikane dhe evropiane, forcimin e kompanive vendase dhe hapjen e vendeve të reja të punës. Durmishi theksoi se Qeveria do të vazhdojë të punojë për forcimin e ekonomisë dhe krijimin e mundësive të reja për investime.

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit