Ahmeti në Ditën e Demokracisë: Liria, pluralizmi dhe barazia janë themeli i një shoqërie demokratike

Advertisement

Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti, në Ditën Ndërkombëtare të Demokracisë ka theksuar rëndësinë e lirisë, pluralizmit dhe barazisë si vlera themelore të një shoqërie demokratike.

Përmes një shkrimi, Ahmeti ka vlerësuar se demokracia duhet të jetë pjesë e kulturës së shoqërisë dhe standard për institucionet, strukturat politike dhe proceset vendimmarrëse.

Sipas tij, në një shoqëri të ndërtuar mbi diversitetin, demokracia nuk duhet të kërkojë uniformitet, por të krijojë hapësirë për dallimet dhe të forcojë bashkëjetesën.

“Demokracia është, mbi të gjitha, testi më i lartë i pjekurisë politike. Ajo është më shumë se një arkitekturë institucionesh dhe më shumë se një proces elektoral”, ka shkruar Ahmeti.

Ai ka theksuar se paqja e qëndrueshme ndërtohet mbi demokracinë, ndërsa demokracia e qëndrueshme mbi respektin, dialogun dhe barazinë.

Duke folur për sfidat me të cilat përballen rajoni dhe Evropa, Ahmeti ka thënë se përgjigjja duhet të jetë më shumë demokraci, dialog dhe maturi në vendimmarrje.

“Ky është standardi që i duhet vendit tonë, si themel i një të ardhmeje të përbashkët, më të drejtë, më të qëndrueshme dhe më evropiane. Ky është drejtimi që na afron me Evropën”, ka përfunduar Ahmeti.

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit