Mbi 3 milionë euro janë investuar në përmirësimin dhe zgjerimin e rrjetit të ujësjellësit, kanalizimit fekal dhe atmosferik në Komunën e Tetovës, në kuadër të projekteve infrastrukturore të realizuara që nga marrja e mandatit, ka bërë të ditur kryetari i Komunës së Tetovës, Bilall Kasami.
Investimet kanë përfshirë sanimin dhe përmirësimin e rrjetit ekzistues, si dhe zgjerimin e tij në pjesë të ndryshme të qytetit, me qëllim përmirësimin e furnizimit me ujë dhe funksionimit të sistemit të kanalizimit fekal dhe atmosferik.
Kasami ka theksuar në disa raste se investimet në këtë fushë synojnë zgjidhjen e problemeve infrastrukturore me të cilat përballen qytetarët, përmirësimin e shërbimeve komunale dhe ngritjen e standardit të jetesës në Tetovë.








