Forumi Rinor i BDI-së proteston para Ministrisë së Drejtësisë, kërkon dorëheqjen e Shasivarit

Advertisement

Forumi Rinor i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI) ka protestuar sot para Ministrisë së Drejtësisë, duke kërkuar dorëheqjen e ministrit Jeton Shasivari.

Protesta pasoi deklaratën e Shasivarit lidhur me procesin gjyqësor ndaj ish-krerëve të UÇK-së në Hagë. Në një status në rrjetet sociale, ministri kishte kërkuar që vendimi i Gjykatës Speciale të respektohet, pavarësisht përmbajtjes së tij.

Shasivari kishte theksuar se Kosova duhet ta pranojë me qetësi vendimin e gjykatës dhe se, pavarësisht rezultatit, ai duhet të respektohet, ndërsa palët kanë të drejtën e ankesës.

Gjatë protestës, të rinjtë e BDI-së mbanin pankarta me mbishkrimet “Liria ka Emër” dhe “Dorëheqje”, duke kërkuar largimin e ministrit nga detyra.

Në protestë foli edhe Ylli Paçaku nga BDI-ja, i cili ngriti pyetjen se pse Shasivari nuk kishte reaguar në të njëjtën mënyrë ditë më parë, kur, sipas tij, ishte glorifikuar Ratko Mlladiqi, i dënuar për gjenocid dhe krime të rënda.

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit