Anije pasagjerësh mbytet në Indonezi, 130 persona ende të zhdukur

Advertisement

Ekipet e shpëtimit në Indonezi po vijojnë kërkimet në Detin Java, pas mbytjes së një anijeje pasagjerësh gjatë ditës së diel.

Sipas të dhënave të deritanishme, 130 persona rezultojnë të zhdukur, ndërsa 113 pasagjerë janë shpëtuar. Gjashtë persona janë konfirmuar të vdekur.

Anija kishte në bord gjithsej 243 persona, përfshirë 30 anëtarë të ekuipazhit. Ajo humbi kontaktin me autoritetet në orët e para të së dielës, ndërsa në zonë raportohej mot i keq.

Operacionet e kërkim-shpëtimit po vazhdojnë për gjetjen e personave që ende rezultojnë të zhdukur.

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit