PD: Arsimi shqiptar në gjendje të rënduar, larg çdo standardi

Advertisement

Anëtarja e Kryesisë së Partisë Demokratike, Lili Sula, ka kritikuar gjendjen e arsimit në Shqipëri në nisje të vitit të ri shkollor, duke e cilësuar atë si jashtë standardeve.

Sipas Sulës, viti i ri shkollor nis me disa probleme dhe iniciativa që ajo i konsideron propagandistike nga qeveria.

Ajo përmendi fillimisht rezultatet e testimit PISA 2025, të cilat i cilësoi si të manipuluara. Sula akuzoi qeverinë se përmes këtyre zhvillimeve po përcjell një mesazh të gabuar tek nxënësit.

Kritika e dytë e saj lidhej me projektin “Smart City”, për të cilin tha se përfshin survejimin e fëmijëve në shkolla dhe se, sipas saj, ngre shqetësime lidhur me respektimin e ligjeve dhe lirive individuale.

Sula e cilësoi gjithashtu si të dështuar projektin “Pas Shkolle”, duke ngritur shqetësime për ushqimin, kuzhinat, mensat dhe kushtet higjienike në shkolla.

Ndërsa sa i përket përdorimit të Inteligjencës Artificiale në arsim, ajo tha se qeveria nuk ka siguruar infrastrukturën e nevojshme digjitale dhe as trajnimin e mësuesve për përdorimin e saj.

Sipas Sulës, një tjetër problem serioz është boshatisja dhe mbyllja e shkollave, për të cilën ajo fajësoi keqqeverisjen.

Ajo tha se Partia Demokratike, nëse vjen në pushtet, do ta rikthejë arsimin në prioritet kombëtar dhe do të synojë përmirësimin e statusit dhe kushteve të mësuesve.

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit