14 zjarre në hapësira të hapura në Maqedoninë e Veriut, njëri ende aktiv

Advertisement

Deri në orën 18:00 të ditës së sotme, në vend janë regjistruar gjithsej 14 zjarre në hapësira të hapura, njoftoi Qendra për Menaxhim me Kriza.

Sipas QMK-së, një zjarr është ende aktiv, një është nën kontroll, ndërsa 12 zjarre janë shuar.

Zjarri aktiv është raportuar pranë fshatit Borino të Krushevës, ku është përfshirë bimësi e ulët.

Ndërkohë, nën kontroll është zjarri në territorin e Komunës së Makedonski Brodit, në zonat Dabova Dupka–Jasen dhe Kajorec, si dhe pranë fshatit Belicë.

Në këto zona zjarri ka përfshirë bimësi të ulët dhe pyje të përziera me pisha.

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit