Ministri i Transportit, Aleksandar Nikollovski, theksoi rëndësinë e investimeve moderne dhe të tranzicionit të gjelbër për zhvillimin e Maqedonisë së Veriut.
Nikollovski tha se vendi duhet të ecë përpara me investime në energji të rinovueshme, teknologji moderne dhe projekte infrastrukturore që kontribuojnë në një mjedis më të pastër.
Ai përmendi investimet në parqe të erës, kapacitete të reja energjetike, transportin publik dhe autobusët elektrikë si pjesë e ndryshimeve që, sipas tij, i nevojiten vendit.
“Ndërsa disa duan të kthehemi në shekullin XIX, ne po ndërtojmë me guxim në shekullin XXI”, deklaroi Nikollovski.






