Aplikacioni mobil m.Uslugi është përgatitur dhe aktualisht është në fazën e testimit. Ai nuk do të jetë i detyrueshëm për qytetarët dhe ata do të mund të vazhdojnë t’i përdorin dokumentet fizike ekzistuese.
Aplikacioni do të përmbajë dokumentet personale të qytetarëve në formë elektronike, ndër të cilat letërnjoftimin dhe patentë shoferin, ndërsa në fazën fillestare përmes tij do të jenë të disponueshme edhe disa shërbime elektronike të administratës publike.
– Premtova se në gjysmën e dytë të mandatit do të arrijmë të përgatisim një aplikacion mobil. Tani më në fund mund të them se ai është gati dhe aktualisht po e testojmë. Në tetor do të organizojmë një ngjarje të madhe, ku do ta prezantojmë para qytetarëve, theksoi Andonovski në emisionin “Me mes rreshtave” në Alfa TV






