Nesër lëshohet në përdorim investimi mbi 2 milionë euro në Çair, synohet ngrohje më e lirë dhe ekologjike

Advertisement

Nesër, në Ngrohtoren në Çair, do të bëhet lëshimi solemn i kapaciteteve të reja kogjenerative të kompanisë “Tessa Energy”. Në ngjarje pritet të marrin pjesë përfaqësues të institucioneve shtetërore dhe komunale.

Sipas kompanisë, kapacitetet e reja synojnë të sigurojnë furnizim më të qëndrueshëm, më ekonomik dhe më ekologjik me energji termike për banorët e Çairit dhe Butelit.

Investimi në “Tessa Energy” kap vlerën mbi 2 milionë euro dhe përfshin ndërtimin e një impianti kogjenerues me gaz, i cili do të mundësojë prodhimin e kombinuar të energjisë elektrike dhe termike.

Impianti pritet të lidhet me rrjetin e gazsjellësit të menaxhuar nga “Energy Ecolink”, ish-Toplana Shkup Sever, ndërsa sipas kompanisë zgjerimi i kapaciteteve do të kontribuojë në rritjen e sigurisë së furnizimit me energji.

Kompania thekson se projekti synon gjithashtu përmirësimin e cilësisë së shërbimit, uljen e kostos së energjisë termike dhe reduktimin e ndotjes së ajrit në Shkup.

“Tessa Energy” është pjesë e grupacionit “Tessa Group”, ndërsa “Energy Ecolink” është termocentrali që aktualisht furnizon me ngrohje konsumatorët në komunat Çair dhe Butel.

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit