Universiteti i Tetovës pjesë e ceremonisë prestigjioze “Unaza e Inxhinierit” 2026

Advertisement

Universiteti i Tetovës është përfaqësuar në ceremoninë prestigjioze “Unaza e Inxhinierit” 2026, e cila u zhvillua më 4 shtator, përmes Fakultetit të Shkencave të Zbatuara.

Në mesin e laureatëve të përzgjedhur nga universitetet shtetërore të vendit ishte edhe Arbana Kasami, e nominuar nga programi studimor i Arkitekturës në Fakultetin e Shkencave të Zbatuara të Universitetit të Tetovës.

Ceremonia u zhvillua në prani të Presidentes së Maqedonisë së Veriut, Gordana Siljanovska-Davkova, Ministrit të Transformimit Digjital, Stefan Andonovski, si dhe përfaqësuesve të institucioneve profesionale të inxhinierisë dhe arkitekturës.

Në këtë ngjarje morën pjesë edhe dekani i Fakultetit të Shkencave të Zbatuara, Prof. Dr. Enis Jakupi, dhe prodekanët Prof. Dr. Shinasi Zejneli dhe Prof. Mr. Burim Ukiçi.

Gjatë takimit u diskutua për rolin e gjeneratës së re të inxhinierëve dhe arkitektëve në zhvillimin e vendit, si dhe për sfidat me të cilat përballen profesionistët e rinj, përfshirë punësimin, zhvillimin profesional dhe emigrimin.

Pjesëmarrja e Arbana Kasamit në mesin e laureatëve të “Unazës së Inxhinierit” përbën një vlerësim për studentët e Universitetit të Tetovës dhe për punën akademike të Fakultetit të Shkencave të Zbatuara.

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit