Në Gjykatën Penale në Shkup vazhdoi gjykimi për rastin “Lotaria Shtetërore”, ku dëshmoi ish-zëvendësdrejtori i ndërmarrjes, Andrej Krstevski.
Gjatë dëshmisë, ai konfirmoi se terminalet e videolotarisë, për të cilat ishte bërë blerja, ende nuk janë vënë në përdorim dhe vazhdojnë të qëndrojnë në magazina.
Krstevski foli edhe për raportet mes ish-drejtorit Përparim Bajrami dhe ish-zëvendëskryeministrit Artan Grubi, duke deklaruar se ata ishin miq dhe se Bajrami e quante Grubin “shef”.
Ai gjithashtu tha se gjatë drejtimit të Bajramit, materialet për mbledhjet e ndërmarrjes u dërgoheshin anëtarëve me vonesë, duke u lënë më pak kohë për shqyrtim.
Sa i përket themelimit të kompanisë “Novo VLT”, dëshmitari deklaroi se kishte pasur presion për vendimmarrje të shpejtë nga Qeveria, ndërsa drejtoresha e atëhershme, Katica Nikollova-Parnakova, ishte kundër kësaj ideje.
Në fund, Krstevski sqaroi se kishte votuar për planin financiar ku përfshihej blerja e terminaleve, por theksoi se vendimi për blerjen duhej të shqyrtohej edhe nga Bordi Drejtues.








