Kryetari i Komunës së Gostivarit, Valbon Limani është shprehur i rezervuar por jo konkret nëse ai si kryetar i Gostivarit dhe ASH-ja do të vazhdojnë koalicionimin me LSDM-në.
Në emisionin n’Podium në Ora24.tv, Limani tha se në të kaluarën ka pasur bashkëpunim të mirë me LSDM-në, por theksoi se bashkëpunimi duhet të jetë gjithmonë i ndërsjellë dhe të zhvillohet në të dy drejtimet.
“Ne kemi pasur, mund të them, një bashkëpunim korrekt me LSDM-në, por gjithsesi bashkëpunimi gjithmonë duhet të jetë reciprok dhe duhet të zhvillohet në të dy drejtimet. Besoj se çdo veprim i yni, apo çfarëdo veprimi, në mënyrë të pashmangshme ka edhe reagim. Koha do ta tregojë”, u shpreh Limani.
Në pyetjen e gazetarit se sa ka mbetur hapësirë bashkëpunimi mes ti dhe LSDM-së, pas qasjes së saj në Gostivar, Limani u përgjigj shkurt.
“Koha do ta tregojë më së miri. Nuk dua të paragjykoj”, tha kryetari i Gostivarit, Valbon Limani, në emisionin n’Podium në Ora24.tv.






