Presioni i ri në tregjet energjetike evropiane, i ndikuar nga lufta në Ukrainë, tensionet në Lindjen e Mesme dhe rritja e çmimit të naftës, pritet të ketë ndikim edhe në rajon.
Kryeministri Hristijan Mickoski deklaroi se autoritetet po zbatojnë masa për të mbajtur çmimet e karburanteve në vend në nivele më të ulëta krahasuar me vendet fqinje. Sipas tij, një nga masat aktuale është ulja e akcizës, ndërsa masat e ardhshme do të përcaktohen në varësi të intensitetit të krizës.
“Ne kemi pasur çmime dukshëm më të ulëta në rajon, deri në gjysmën e çmimeve të vendeve të rajonit. Edhe në këtë moment po zbatojmë masa, ndërsa në varësi të intensitetit të krizës do t’i përcaktojmë edhe masat e tjera”, tha Mickoski.
Sa i përket energjisë elektrike, kryeministri bëri të ditur se po përgatitet një metodologji e re me synim ruajtjen e çmimit aktual.
“Për energjinë elektrike po përgatisim metodologji, që të përpiqemi, nëse nuk ka zgjidhje tjetër, ta mbajmë çmimin e njëjtë. Pse të mos përpiqemi edhe ta ulim çmimin?”, deklaroi Mickoski.






