Kasami pret dy karateistet tetovare që do të përfaqësojnë Maqedoninë e Veriut në Botëror

Advertisement

Kryetari i Komunës së Tetovës, Bilall Kasami, ka pritur në ambientet e komunës karateistet e reja tetovare Buna Sherifi dhe Erjona Emini, të cilat do të përfaqësojnë Maqedoninë e Veriut në Kampionatin Botëror të Karatesë.

Kampionati do të mbahet në Bielsko-Biała të Polonisë, nga 14 deri më 18 tetor.

Kasami bëri të ditur se të dyja sportistet janë kampione të Maqedonisë së Veriut në kategorinë e kadetëve, në disiplinat e tyre përkatëse.

“Kam kënaqësinë të mirëpres në Komunën e Tetovës dy karateistet e reja tetovare, Buna Sherifi dhe Erjona Emini, të cilat do të përfaqësojnë Maqedoninë e Veriut në Kampionatin Botëror të Karatesë në Bielsko-Biała të Polonisë”, ka shkruar Kasami.

Ai vlerësoi punën, përkushtimin dhe talentin e dy sportisteve, duke u uruar sukses në garën ndërkombëtare.

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit