Ministri i Turizmit, Kulturës dhe Sportit, Blendi Gonxhja mori pjesë në forumin “Safe Haven” në Zyrih, me fokus në perspektivat globale të ekonomisë, investimet, menaxhimi i risqeve, portofolet dhe identiteti digjital.
Në një postim në rrjetet sociale, Gonxhja tha se me ftesë të Fondacionit Besa, u zhvillua në Zyrih një mbrëmje kushtuar potencialit të Shqipërisë si një destinacion kulturor e turistik, me fokus tek investimet në projekte që ndërthurin trashëgiminë shpirtërore, duke promovuar njëkohësisht identitetin dhe vokacionin europian të vendit tonë.
Sipas tij, në forumin “Safe Heaven”, “u fol për perspektivat globale të realitetit ekonomik, investimet dhe masat ndaj risqeve, portofolet dhe identitetin digjital”.
Ministri Gonxhja deklaroi se “Shqipëria me politikat dhe avantazhet strategjike po riformëson qasjen konkurrente për tërheqjen e kapitaleve dhe talenteve”.
“Një diskutim me rëndësi për pozicionimin e Shqipërisë si një destinacion i sigurt, si një treg ambicioz për investime cilësore dhe zhvillim të qëndrueshëm”, pohoi ai./atsh/KultPlus.com






