Një aksident i rëndë ka ndodhur sot në Neapoli të Selanikut, ku dy autobusë janë përplasur me njëri-tjetrin. Pas përplasjes, njëri prej autobusëve ka goditur edhe një stacion autobusi aty pranë, duke plagosur katër gra.
Më rëndë është lënduar një 21-vjeçare, e cila, sipas mediave greke, pritet t’i nënshtrohet një ndërhyrjeje kirurgjikale. Ajo ka pësuar lëndime në kokë dhe në legen.
Tre gratë e tjera, të moshave 17, 50 dhe 62 vjeç, kanë pësuar lëndime të lehta. Sipas raportimeve, ato nuk kanë nevojë për ndërhyrje kirurgjikale, por do të qëndrojnë të shtruara në klinikën kirurgjikale për monitorim.






