Pse nuk e votuan programin e “Zef Lush Markut”? Duraku Kasami kërkon përgjigje nga këshilltarët e AKI-së

Advertisement

 Këshilltarja e VLEN-it në Këshillin e Qytetit të Shkupit, Sanije Duraku Kasami, ka reaguar lidhur me mosvotimin e Propozim-Programit për punën e SHMQSH “Zef Lush Marku” për vitin shkollor 2026/2027 nga pesë këshilltarët e koalicionit Aleanca Kombëtare për Integrim (AKI), që janë pjesë e opozitës.

Sipas Duraku Kasamit, këshilltarët nuk kanë marrë pjesë në votim, ndërsa ajo pretendon se ata janë larguar nga salla në momentin kur kjo pikë ishte në rend dite.

Në reagimin e saj, Duraku Kasami thekson rëndësinë e shkollës “Zef Lush Marku”, duke e cilësuar atë si një nga shkollat më të mëdha shqipe në Shkup.

Ajo ka kritikuar këshilltarët e AKI-së, duke kërkuar prej tyre të sqarojnë arsyet përse nuk e kanë mbështetur programin e shkollës.

“Prandaj, kolegë të AKI-së, para se të vazhdoni të na tregoni se kush punon e kush nuk punon për shqiptarët, përgjigjuni një gjëje shumë të thjeshtë: Pse nuk e votuat programin e ‘Zef Lush Markut’?”, ka shkruar Duraku Kasami.

Në fund të reagimit, këshilltarja e VLEN-it ka theksuar se çështjet që lidhen me shkollat dhe nxënësit nuk duhet të shndërrohen në përplasje politike.

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit