Kuzmanoska: Investimet dhe eksporti po japin shtysë për rritjen ekonomike

Advertisement

Rritja ekonomike prej 4.3 për qind në tremujorin e dytë të vitit 2026 është mbështetur nga rritja e investimeve, eksportit dhe ndërtimtarisë, deklaroi deputetja e VMRO-DPMNE-së, Biljana Kuzmanoska, në një konferencë për shtyp.

Sipas saj, të dhënat tregojnë se rritja ekonomike është mbështetur në aktivitetet e investimeve dhe sektorëve të ndryshëm të ekonomisë.

“Në tremujorin e dytë të vitit 2026, bruto-investimet janë rritur për 16.5 për qind, ndërsa eksporti i mallrave dhe shërbimeve për 10.4 për qind. Rezultat veçanërisht i fortë shënon ndërtimtaria me rritje prej 21.9 për qind, ndërsa industria përpunuese rritet për 4.1 për qind”, theksoi Kuzmanoska.

Ajo tha se rritja e investimeve krijon bazë për kapacitete të reja, ndërsa rritja e eksportit u mundëson kompanive vendore të zgjerojnë praninë e tyre në tregjet e huaja.

Sipas Kuzmanoskës, politikat ekonomike duhet të vazhdojnë të fokusohen në nxitjen e investimeve, mbështetjen e kompanive, realizimin e projekteve kapitale dhe rritjen e konkurrueshmërisë së ekonomisë.

Ajo theksoi se qëllimi përfundimtar është që rritja ekonomike të reflektohet edhe në standardin e jetesës së qytetarëve, përmes krijimit të vendeve të reja të punës dhe rritjes së të ardhurave.

“Hapi i ardhshëm është që këto lëvizje pozitive të përkthehen në atë që është më e rëndësishme për qytetarët, e ajo janë më shumë mundësi për punë, të ardhura më të larta dhe standard më i mirë jetese”, deklaroi Kuzmanoska.

Ajo gjithashtu kritikoi opozitën për qëndrimet ndaj zhvillimeve ekonomike, duke thënë se Qeveria do të vazhdojë të fokusohet në politikat që, sipas saj, synojnë përmirësimin e gjendjes ekonomike dhe standardit të qytetarëve.

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit