Policia privon nga liria 11 shoferë për drejtim të pakujdesshëm

Advertisement

Gjatë 24 orëve të fundit, në lokacione të ndryshme në vend, zyrtarët policorë kanë privuar nga liria 11 shoferë, të dyshuar për kryerjen e veprës penale „drejtim i pakujdesshëm i automjetit“, në kundërshtim me nenin 297-a të Kodit Penal.

Sipas policisë, bëhet fjalë për J.V. (39), E.R. (30), S.M. (39) dhe një 17-vjeçar nga Shkupi, R.M. (24) nga Manastiri, 42-vjeçaren Xh.V. dhe L.R. (64) nga rajoni i Demir Hisarit, 18-vjeçaren M.A. dhe J.D. (22) nga Prilepi, si dhe J.S. (36) nga rajoni i Koçanit.

Gjithashtu, policia ka privuar nga liria edhe M.K. (40) nga Makedonski Brodi, pasi është konstatuar se drejtonte automjetin nën ndikimin e alkoolit.

Pas dokumentimit të plotë të rasteve, ndaj personave të përfshirë do të paraqiten kallëzime penale përkatëse.

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit