Ish-kryeministri Nikolla Gruevski, i cili që nga viti 2018 jeton në Hungari, ku ka marrë azil, ka uruar përmes rrjeteve sociale Ditën e Pavarësisë së Republikës së Maqedonisë.
“Gëzuar ditën e lirë, sovrane dhe të pavarur të Republikës së Maqedonisë! Qoftë e përjetshme dhe prosperuese atdheu!”, shkroi Gruevski.
Postimi i tij brenda pak minutash mori mbi 1.000 pëlqime, ndërsa në komentet e shumta qytetarë e uruan për festën dhe i kërkuan të kthehet në vend.
Gruevski u largua nga Maqedonia në vitin 2018, ndërsa më pas Hungaria i dha azil.






