Me rastin e Ditës së Pavarësisë së Maqedonisë së Veriut, e Ngarkuara me Punë e SHBA-së në Shkup, Nicole Varnes, iu bashkua presidentes Gordana Siljanovska-Davkova dhe anëtarëve të trupit diplomatik për të vendosur lule në nderim të figurave të rëndësishme të shtetformimit të vendit.
Lulet u vendosën në nder të presidentit të parë të vendit, Kiro Gligorov, kryeministrit të parë, Nikola Kljusev, si dhe ish-presidentit Boris Trajkovski.
Në mesazhin e saj, Varnes theksoi se ceremonia u zhvillua për të shënuar Ditën e Pavarësisë dhe për të nderuar udhëheqësit që kanë lënë gjurmë në historinë e vendit.
Gjestin simbolik e cilësoi si shprehje respekti për historinë shtetformuese të Maqedonisë së Veriut dhe përkushtimit ndaj vlerave të përbashkëta demokratike.






