“Dibra Moto Cross 2026” sjell adrenalinë dhe spektakël në Dibër

Advertisement

Në kuadër të Kalendarit Veror të Komunës së Dibrës, u zhvillua “Dibra Moto Cross 2026”, aktivitet sportiv që solli shpejtësi, adrenalinë dhe spektakël për qytetarët dhe vizitorët.

Motorët, garat dhe performancat e ndryshme krijuan një atmosferë të veçantë në qytet, duke e bërë aktivitetin një nga ngjarjet më interesante të programit veror. Organizatore ishte shoqata e motoristëve dibranë “Moto Kros Dibra”.

Në hapje të aktivitetit, kryetari i Dibrës, Fisnik Mela, tha se Komuna vazhdon të mbështesë aktivitetet sportive, kulturore dhe argëtuese, me synim që Kalendari Veror të sjellë sa më shumë ngjarje për qytetarët, të rinjtë dhe vizitorët.

Motoristi i njohur dibran, Taulan Perçe, bëri të ditur se në aktivitet morën pjesë rreth 100 motoristë nga qytete të ndryshme të Maqedonisë së Veriut dhe nga Kosova.

Pas prezantimit dhe performancave në Dibër, motoristët vijuan rrugëtimin drejt fshatit malor Lazaropole, ndërsa më pas u rikthyen në qytet, ku zhvilluan aktivitete edhe në oborrin e Shkollës Fillore “Penestia”.

Të pranishmit e vlerësuan “Dibra Moto Cross 2026” si një kombinim të sportit, adrenalinës dhe spektaklit, por edhe si një mundësi për promovimin e sportit motorik në Dibër.

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit