NATO uron Maqedoninë e Veriut për Ditën e Pavarësisë

Advertisement

NATO i ka dërguar një mesazh urimi Maqedonisë së Veriut me rastin e 8 Shtatorit – Ditës së Pavarësisë.

Mesazhi është publikuar në profilin zyrtar të Aleancës së Atlantikut të Veriut në rrjetet sociale, ku NATO ka uruar qytetarët e vendit për festën kombëtare.

Maqedonia e Veriut është anëtare e plotë e NATO-s që nga marsi i vitit 2020.

Këtë vit, vendi shënon 35-vjetorin e referendumit për pavarësi të mbajtur më 8 shtator 1991, kur shumica dërrmuese e qytetarëve votuan për një shtet sovran dhe të pavarur.

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit