“Drini” i Strugës shkëlqen në Kupën e Maqedonisë: Katër sportistë, katër medalje dhe katër kualifikime!

Advertisement

Klubi i Karatesë “Drini” nga Struga ka regjistruar një paraqitje të shkëlqyer në Kupën e Maqedonisë së Veriut në Karate, duke dëshmuar edhe një herë cilësinë dhe potencialin e sportistëve të rinj struganë. �
StrugaLajm
Në këtë garë, katër sportistë të “Drinit” arritën të sigurojnë katër medalje, duke realizuar një rezultat maksimal për klubin.
Përveç medaljeve, sportistët e klubit strugan kanë arritur edhe katër kualifikime, duke siguruar pjesëmarrjen në garat e radhës dhe duke përfaqësuar denjësisht Strugën në skenën e karatesë në vend.
Ky sukses është një tjetër dëshmi e punës së palodhshme të sportistëve dhe stafit të Klubit të Karatesë “Drini”, si dhe e përkushtimit për të zhvilluar talentet e reja sportive në Strugë.
Katër sportistë, katër medalje, katër kualifikime – një tjetër sukses i madh për “Drinin” e Strugës!

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit