Gashi takon ministrin e Punës të Katarit, në fokus forcimi i bashkëpunimit mes dy vendeve

Advertisement

Kryetari i Kuvendit, Afrim Gashi, është takuar sot me ministrin e Punës të Katarit, Ali Bin Samikh Al Marri, me të cilin ka diskutuar për mundësitë e avancimit të bashkëpunimit ndërmjet Maqedonisë së Veriut dhe Katarit.

Gashi theksoi se takimi zhvillohet në vitin kur shënohet 30-vjetori i vendosjes së marrëdhënieve diplomatike mes dy vendeve, duke vlerësuar se kjo periudhë mund të shërbejë si nxitje për thellimin e bashkëpunimit, veçanërisht në ekonomi, energjetikë, turizëm dhe arsim.

Në takim u diskutua edhe roli i diplomacisë parlamentare në forcimin e marrëdhënieve mes shteteve, ndërsa ministri Al Marri shprehu mirënjohje për mikpritjen dhe vlerësoi marrëdhëniet e mira mes dy vendeve.

Gashi e informoi ministrin katariot edhe për zhvillimin e Korridoreve 8 dhe 10, duke theksuar se infrastruktura dhe pozita gjeografike e RMV-së krijojnë mundësi për tërheqjen e investimeve të huaja.

Bashkëbiseduesit diskutuan gjithashtu për lehtësimin e politikës së vizave dhe mundësinë e rivendosjes së lidhjes ajrore mes dy vendeve, me synim intensifikimin e bashkëpunimit në fusha të ndryshme.

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit