Qyra: Investime konkrete edhe në zonat rurale, për çdo fshat dhe çdo qytetar

Advertisement

 

Kryetari i Komunës së Strugës, Mendi Qyra, ka bërë të ditur përmes një postimi në Facebook përfundimin e dy projekteve të rëndësishme infrastrukturore në Ladorisht.

Bëhet fjalë për rrugën „Qyrvetit“, me gjatësi prej 105 metrash, e cila lidh pjesën e sipërm të fshatit me zonën ku ndodhet pjesa më e madhe e banesave, si dhe për një segment rrugor prej 400 metrash, që lidh Ladorishtin me rrugën drejt Belicës së Epërme.

Sipas Qyrës, ky segment është një nga 15 projektet që po realizohen për rikonstruktimin e rrugëve në zonat rurale.

“Zhvillimi nuk ndalet vetëm në qytet. Çdo fshat meriton infrastrukturë moderne, rrugë më të sigurta dhe kushte më të mira për jetesë”, shkruan Qyra.

Ai thekson se investimet do të vazhdojnë në të gjitha vendbanimet e komunës, me moton: “Për çdo lagje. Për çdo fshat. Për çdo qytetar.”

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit