Kostoja për përfundimin e projektit pritet të jetë dukshëm më e lartë se vlera fillestare e investimit.
Në një deklaratë për Ora24.tv, Mendy Qyra tha se projekti fillimisht kishte një vlerë prej rreth 1.45 milionë euro, ndërsa me shpenzimet e deritanishme dhe ato që pritet të bëhen për përfundimin e punimeve, kostoja totale mund të arrijë në rreth 4.5 milionë euro.
“Kur e marrim vlerën fillestare, ajo ka qenë një milion e 450 mijë, gati një milion e gjysmë euro. Tani i bie rreth katër milionë e gjysmë”, deklaroi Qyra për Ora24.tv.
Ai tha se për pjesën e mbetur të projektit do të bëhen llogaritjet përfundimtare, ndërsa vlerësoi se shpenzimet shtesë mund të jenë të konsiderueshme.
“Besoj se gjysma e kësaj që është investuar do të jetë, mos ndoshta edhe më shumë”, u shpreh Mendy Qyra./Ora24.tv






