Kur pritet të vendoset gurthemeli i rrethrotullimit në hyrje të Sarajit? Flet Kryetari i qytetit të Shkupit Eksluzive për Ora24.tv

Advertisement

Procedura për tenderimin e projektit për rrethrrotullimin në hyrje të Sarajit pritet të nisë brenda dy javëve të ardhshme, deklaroi kryetari i Qytetit të Shkupit, Orce Gjorgjievski, në një deklaratë ekskluzive për  Ora24.tv 

Sipas tij, sektori përkatës është duke përgatitur dokumentacionin për nisjen e procedurës së tenderimit, ndërsa tenderi mund të zgjasë nga 45 deri në 60 ditë. Nëse gjithçka zhvillohet sipas planit, gurthemeli pritet të vendoset para fundit të këtij viti.

Gjorgjievski e cilësoi rrethrrotullimin si një nga projektet e rëndësishme infrastrukturore për Shkupin dhe tha se ai do të jetë një nga projektet që do të shënojë mandatin e tij.

“Ky projekt u premtua gjithashtu nga Shilegov dhe Arsovska. Unë do ta realizoj”, deklaroi Gjorgjievski.

Rrethrrotullimi është kërkuar prej më shumë se një dekade nga banorët e zonës, veçanërisht për shkak të sigurisë në komunikacion dhe nevojës për lidhje më funksionale me vendbanimet përreth. Ora24.tv 

https://www.facebook.com/share/v/1HhGaU2Eim/

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit