Gjorgjievski takon Gashin: Diskutohet bashkëpunimi dhe projektet për Shkupin

Advertisement

Kryetari i Shkupit, Orce Gjorgjievski, ka zhvilluar sot një takim me kryetarin e Kuvendit, Afrim Gashi, në ambientet e Qytetit të Shkupit.

Në takim është diskutuar për bashkëpunimin ndërinstitucional dhe realizimin e projekteve që janë në interes të qytetarëve.

Gjorgjievski theksoi rëndësinë e koordinimit mes institucioneve, duke vlerësuar se bashkëpunimi është i nevojshëm për realizimin e projekteve zhvillimore.

“Në bisedë të hapur dhe konstruktive e theksuam rëndësinë e bashkëpunimit të fortë institucional në realizimin e projekteve që sjellin zhvillim dhe jetë më të mirë për qytetarët”, deklaroi Gjorgjievski.

Ai shtoi se përparimi i kryeqytetit dhe i shtetit kërkon punë të përbashkët dhe dialog të vazhdueshëm mes institucioneve.

“Vetëm me dialog, bashkim dhe punë konkrete mund të krijojmë të ardhme më të mirë për Shkupin dhe për gjithë Maqedoninë. Faleminderit për vizitën dhe bisedën konstruktive!”, tha Gjorgjievski.

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit