Ministria e Punëve të Brendshme njofton qytetarët për ndryshimin e orarit të punës së sportelit për lëshimin e “Lejeve për udhëtim jashtë vendit për persona të mitur”, për fëmijët deri në moshën 14 vjeç, i cili ndodhet në ndërtesën e MRTV-së në Shkup.
Sipas orarit të ri, shërbimi në Departamentin për Punë Administrative – Shkup do të jetë në dispozicion nga e hëna deri të premten, prej orës 09:00 deri në 17:00.
Nga MPB-ja bëjnë të ditur se sporteli nuk do të punojë të shtunave.
Ministria apelon qytetarët që kanë nevojë për këtë shërbim t’i planifikojnë vizitat e tyre në përputhje me orarin e ri, në mënyrë që procedura për marrjen e lejeve të zhvillohet pa pengesa dhe në mënyrë sa më efikase.






