Komuna e Strugës do të organizojë premierën e filmit “Nderi” (“Obraz”), kandidati i Malit të Zi për Çmimin Oscar dhe fitues i më shumë se 17 çmimeve ndërkombëtare.
Data: 15 gusht 2026
Ora: 20:00
Vendi: Parku i Poezisë, Strugë
Në premierë do të jetë i pranishëm edhe aktori kryesor i filmit, Edon Rizvanolli, me prejardhje nga Struga.
Filmi, me regji të Nikola Vukçeviqit, sjell një histori që trajton tema si nderi, besa, mikpritja dhe humanizmi.
Komuna e Strugës ka ftuar qytetarët dhe të interesuarit të marrin pjesë në këtë ngjarje kulturore. Pjesëmarrja mund të konfirmohet në numrin 078 282 570.






