Kompania kosovare “Interex” blen rrjetin e marketeve “Tinex” në Maqedoninë e Veriut

Advertisement

Zinxhiri i marketeve “Tinex” në Maqedoninë e Veriut pritet të kalojë në pronësi të kompanisë kosovare “Interex”, pjesë e grupit të udhëhequr nga familja Mikullovci nga Vushtrria.

Sipas informacioneve të publikuara nga gazetari Zoran Bozhinovski, marrëveshja për shitblerjen e aksioneve është arritur pas negociatave mes palëve, ndërsa vlera e transaksionit vlerësohet në rreth 90 milionë euro.

Me këtë marrëveshje, “Interex”, e cila operon me një rrjet marketesh në Kosovë dhe rajon, do të zgjerojë aktivitetin e saj edhe në tregun e Maqedonisë së Veriut përmes marrjes së “Tinex”.

Sipas informacioneve të publikuara, disa asete të tjera tregtare dhe afariste që kanë qenë në pronësi të familjes Todoroviq nuk do të përfshihen në transaksion, përfshirë disa komplekse tregtare në Shkup.

Deri më tani, nga kompanitë e përfshira nuk ka pasur njoftim zyrtar për detajet e marrëveshjes. Pritet që pas përfundimit të procedurave të bëhen të ditura edhe informacionet për funksionimin e mëtejshëm të rrjetit dhe statusin e punonjësve.

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit