Kuvendi i Kosovës do të mblidhet të hënën në seancë plenare, e thirrur nga kryetarja Albulena Haxhiu.
Në rendin e ditës është paraparë betimi i deputetëve, miratimi i një deklarate lidhur me aktgjykimin e Dhomave të Specializuara të Kosovës, si dhe zgjedhja e nënkryetarit të Kuvendit nga radhët e PDK-së.
Ftesat për seancën u janë dërguar tashmë deputetëve, ndërsa mbledhja pritet të nisë në orën 11:00.






