Zëvendëssekretari i përgjithshëm i Qeverisë, Hasim Murtezani, ka reaguar ndaj kritikave të BDI-së lidhur me përdorimin e gjuhës shqipe në institucionet shtetërore.
Murtezani pretendon se gjatë periudhës kur BDI ishte pjesë e Qeverisë, përdorimi i gjuhës shqipe nuk ishte në nivelin që kjo parti e kërkon sot.
“Pasi BDI manipulon gjatë gjithë kohës me gjuhën shqipe, po prezantojmë vetëm disa argumente se sa BDI-ja e zbatonte gjuhën shqipe kur ishte në Qeveri. Faktet po jua sjellim nga vite të ndryshme gjatë qeverisjes së tyre”, ka shkruar Murtezani.
Ai paralajmëroi se do të publikojë shembuj dhe të dhëna nga periudha të ndryshme të qeverisjes së BDI-së, me të cilat synon t’u përgjigjet kritikave të kësaj partie për përdorimin e gjuhës shqipe në institucionet shtetërore.
Reagimi vjen në kuadër të debatit të vazhdueshëm politik mes pushtetit dhe opozitës për zbatimin e gjuhës shqipe në institucionet e Maqedonisë së Veriut.






