Drejtonte makinën me 2,13 promilë alkool dhe pa patentë, arrestohet 41-vjeçari në Shkup

Advertisement

Një 41-vjeçar nga Shkupi është privuar nga liria pasi është kapur duke drejtuar automjetin nën ndikimin e alkoolit dhe pa patentë shoferi.

Sipas policisë, rasti ka ndodhur më 9 gusht rreth orës 00:01, në rrugën lokale Ilinden–Marinë. Nëpunësit policorë të Njësitit Mobil për Sigurinë e Qarkullimit Rrugor kanë ndaluar D.V. (41), i cili drejtonte një automjet “Opel” me targa të Shkupit.

Gjatë kontrollit, te drejtuesi është matur prani e 2,13 promilëve alkool në gjak, ndërsa është konstatuar se nuk posedonte patentë shoferi.

Për rastin është njoftuar prokurori publik, ndërsa automjeti është sekuestruar. Pas dokumentimit të plotë të rastit, ndaj personit do të ngrihet kallëzim përkatës në bazë të nenit 297-a të Kodit Penal.

Policia njofton se kontrollet e intensifikuara në komunikacion do të vazhdojnë edhe në periudhën e ardhshme dhe u bën apel drejtuesve të respektojnë rregullat e trafikut.

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit