Kryetari i Komunës së Tetovës, Bilall Kasami, ka njoftuar për përfundimin e punimeve në një rrugë të re në fshatin Xhepçisht.
Sipas njoftimit të tij, rruga është e gjatë mbi 600 metra dhe përfshin ndërtimin e rrjetit të ri të ujësjellësit, kanalizimit atmosferik dhe fekal, si dhe asfaltimin e plotë të rrugës.
Kasami tha se ky investim synon të përmirësojë infrastrukturën dhe kushtet e përditshme për banorët e Xhepçishtit.
“Xhepçishti po hyn në një fazë të re zhvillimi”, ka deklaruar Kasami, duke paralajmëruar se do të vazhdojnë edhe investimet e tjera në infrastrukturë.






