Furgoni me targa të Maqedonisë përfshihet nga zjarri në Shqipëri, ngordhin mbi gjysma e zogjve

Advertisement

Një furgon me targa të Maqedonisë së Veriut është përfshirë nga zjarri mëngjesin e sotëm pranë rrugës drejt Kemishtajt, në afërsi të Lushnjës në Shqipëri.

Automjeti po transportonte një ngarkesë me zogj nga Maqedonia e Veriut. Sipas raportimeve, shoferi e ka vërejtur zjarrin pasi kishte dalë nga autostrada dhe ishte kthyer në drejtim të Kemishtajt.

Shërbimi zjarrfikës i Lushnjës ka ndërhyrë në vendngjarje dhe ka arritur të shuajë flakët, të cilat kishin përfshirë kabinën e automjetit.

Nga zjarri janë shkaktuar dëme të konsiderueshme, ndërsa një pjesë e ngarkesës është dëmtuar. Sipas mediave lokale, më shumë se gjysma e zogjve kanë ngordhur.

Dyshimet paraprake të zjarrfikësve janë se zjarri mund të jetë shkaktuar nga një defekt teknik në sistemin e klimës në pjesën e pasme të automjetit.

Ekipi hetimor po punon për të përcaktuar shkaqet dhe rrethanat e plota të incidentit.

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit