Kërkoi ndihmë për të tërhequr para nga bankomati, 35-vjeçari në Shkup mbetet viktimë e grabitjes

Advertisement

Një 35-vjeçar nga Shkupi ka raportuar në polici se është grabitur menjëherë pasi kishte tërhequr para nga një bankomat në komunën Qendër.

Sipas Ministrisë së Punëve të Brendshme, ngjarja ka ndodhur më 6 gusht, rreth orës 17:00, kur S.S. kishte kërkuar ndihmën e një burri të panjohur për të kryer tërheqjen e parave nga bankomati.

Pasi paratë ishin tërhequr, i dyshuari dyshohet se i ka marrë me forcë shumën e parave dhe është larguar nga vendi i ngjarjes.

MPB-ja njofton se po ndërmerren të gjitha masat për identifikimin dhe kapjen e autorit, si dhe për zbardhjen e plotë të rastit.

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit