Spitali i Gostivarit pa salla operative, Bajrami: Rastet urgjente dërgohen në Tetovë

Advertisement

Numri i pacientëve me shqetësime të stomakut që paraqiten në Spitalin e Gostivarit është në rënie. Drejtori i spitalit, Emri Bajrami, deklaroi se rastet e reja paraqesin simptoma të lehta, ndërsa vetëm një fëmijë është mbajtur në spital për një ose dy ditë dhe pritet të lirohet për trajtim në shtëpi.

Bajrami konfirmoi gjithashtu se sallat e operacionit në spital janë mbyllur për shkak të pamundësisë për sterilizimin e pajisjeve dhe instrumenteve mjekësore.

“Sallat janë mbyllur dhe për këtë kemi informuar edhe Ministrinë e Shëndetësisë. Të gjitha rastet urgjente i dërgojmë në Tetovë”, deklaroi Bajrami.

Sipas drejtuesve të spitalit, rastet që kërkojnë ndërhyrje kirurgjikale po trajtohen në institucionet shëndetësore të Tetovës deri në krijimin e kushteve për rifillimin e punës së sallave operative.

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit