Lefkov: Filipçe dhe mbështetësit e tij po i rikthehen politikës së përçarjeve

Advertisement

Deputeti i VMRO-DPMNE-së, Mile Lefkov, përmes një reagimi publik ka akuzuar kryetarin e LSDM-së, Venko Filipçe, dhe, siç i quan ai, “lojalistët”, se po i rikthehen politikës së përçarjeve dhe nxitjes së urrejtjes.

Në reagimin e tij, Lefkov thotë se Filipçe dhe mbështetësit e tij janë “vetëidentifikuar” me termin “llumrat e shoqërisë”, duke shtuar se po përpiqen të paraqiten si të indinjuar, ndërsa sipas tij vazhdojnë të përdorin gjuhë që nxit ndarje në shoqëri.

Ai gjithashtu ka publikuar një video në rrjetet sociale, për të cilën thotë se shërben si rikujtim i gjuhës dhe stilit të komunikimit të Filipçes dhe “lojalistëve”.

Reagimi i Lefkov vjen në kuadër të përplasjeve të vazhdueshme politike mes VMRO-DPMNE-së dhe LSDM-së.

https://www.facebook.com/share/v/19Pf8Jp1AW/?mibextid=wwXIfr

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit